Basha: Ta ka nxjerrë Dibra një të vërtetë Rame, kush voton për kryeministrin me shokët te 7×7-313, është çyryk

Basha ka ironizuar deklaratën e Ramës në Dibër duke thënë se kush voton për të është çyryk dhe është e vërtetë. Për Bashën nuk mund të jesh njeri normal që të votosh sërish një kryeministër që premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri 1 milionë shqiptarë.

”Nëse voton Edi Rama, nxjerr të korruptuarit nga 7×7-313. Për herë të parë herë të parë e ka thënë një të vërtetë në Dibër. Sa tha, gjysma janë çyryk, apo 1/3 janë çyryk? Është e vërtetë, mos t’i vij keq po e them dhe unë, jo vetëm në dibër, por në të gjithë Shqipërinë.

Gjysma e burrave që votojnë për Edi Ramën janë çyryk. Gjysma që votojnë për Ramën janë çyryk, ke të drejt Rame, e ke thënë një të vërtetë dje. Ta paska nxjerr Dibra një të vërtetë nga goja. Gjysma e njerëzve që votojnë për ty o Rame janë çyryk. Se s’mund të jesh njeri normal 12 vite, premtoi 300 mijë vende pune, përzuri 1 milionë shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Premtoi shëndetësi falas, e futi në kolaps. Premtoi legalizime falas këtu, asnjë kilometër prej këtu larg dhe e dimë se çfarë mish mashi ka bërë. Premtoi mirëqenie, premtoi heqjen e TVSH-së për shportën ushqimore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?