Basha takohet me kritikët, Kulluri: Nuk zhbën dot krizën

Pas takimit të dy figurave të njohura të PD-së, Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha në seli, të menjëherëshme kanë qënë interpretimet për mundësitë e tyre për t’u rikthyer në jetën aktive politike të PD-së.

Me anë të një statusi në facebook, Edvin Kulluri u shpreh se çështja e bashkimit të PD-së nuk është çështje pazaresh personale por çështje parimesh që mbështeten tek propozimi për të nxjerrë vendin nga kriza.

”E vetmja mënyrë për t’ua ofruar shqiptarëve këtë alternativë është një PD e bazuar mbi statut. Lulzim Basha mund të takohet dhe të bëjë llogje e të ndajë karrige pushteti me këdo, por krizën e PD që e ka shkaktuar vetë nuk e zhbën dot kështu. Ndaj, suksese në jetë”,-shkruan Edvin Kulluri, ish-këshilltar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?