Basha takon ambasadorin e Austrisë: Mbështetës të Shqipërinë përballë sfidës së integrimit
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner. Me një postim në Twitter, Basha shkruan se miqësia mes Shqipërisë dhe Austrisë ka qenë një “aset i çmuar” në rrugëtimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Po ashtu Basha thekson se Austria nuk po ia kursen ndihmën vendit tonë as tani që ndodhet përballë sfidës së integrimit.
“Kënaqësi të prisja ambasadorin e Austrisë, Dr.Christian Steiner! Miqësia historike midis dy vendeve tona ka qenë një aset i çmuar në rrugëtimin e Shipërisë në arenën ndërkombëtare, prej ditëve të para të shtetit tonë. Mbështetja e Austrisë nuk mungon edhe sot, kur vendi ynë ndodhet përballë sfidës së integrimit. Ndaj i shpreha mirënjohjen tonë Dr. Steiner, për ndihmën e palëkundur në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më te mirë për qytetarët shqiptarë“, shkruan Basha në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

