Basha takon gratë që i dolën në krah më 8 janar, mesazhi: Do rikthehet

Tashmë jo më aq më heshje sa në fillim, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim pune me gratë që ishin të pranishme në selinë e PD më 8 janar, ku Berisha dhe demokratët e tjerë protestuan jashtë.

”Sot në një takim të ngrohtë, të grave të cilat ishin brenda në selinë qendrore te Partisë Demokratike e Shqipërisë në dt. 8 Janar 2022 dhe kryetarin Lulzim Basha.

Takimi u karakterizua nga bashkëbisedim i sinqertë, ku spikati dëshira për të lënë të shkuarën në skajin më të erret të historisë së PDSH dhe shikimin nga e ardhmja duke përkrahur rikthimin e kryetarit Lulzim Basha”,-shkruan në facebook një nga gratë e pranishme në takim.

SHKARKO APP