Basha: Rama po bën gati “kurbanin-ministër” të radhës për inceneratorët

Lulzim Basha këtë të dielë nga selia blu, foli edhe për skenarin që ka bërë gati kryeministri Edi Rama në lidhje me inceneratorët, ku thekson se po bëhet gati “kurbani” i radhës.

“Natyrisht rëndon mbi ata që bëjnë pagesat, por pa pikë diskutimi SPAK duhet të përdorë të gjithë instrumentet e ligjit në mënyrë që asnjë qindarkë më shumë mos t’ju paguhet këtyre grupeve kriminale dhe në fakt është një grup kriminal me një kokë.

Po kështu i kërkoj të veprojnë sot me arrestimin e përgjegjësve, nuk mjafton arrestimi i bishtit, nuk mjafton shpallja në kërkim ndërkombëtar e Stela Gugalljas dh Klodian Zotos. SPAK-ut i bëj thirrje mos të presë që Edi Rama të shkarkojë ministrinë radhës pastaj ta arrestojë.

E qartë është që kurbani i radhës për këtë aferë po bëhet gati me shpresën që të shpëtojë koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri me dy pare mend në kokë mos ta kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej, nuk mund të të zbatohej dhe nuk mund të sillte këto përfitime pa miratimin e Edi Ramës”- shtoi Basha.

Por cilin ministër do të largojë kryeministri të cilin e di Lulzim Basha?! Ish-ministër apo ministër? Flitet për një emër por duket se Basha paska informacion nga brenda qeverisë.

SHKARKO APP