Basha u komunikon vendimin aleatëve: Opozita kthehet në parlament
Pas shumë kohësh bojkot, apo marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, sikundër e kane konsideruar, opozita do të marrë pjesë në parlament në dy seancat parlamentare të kësaj jave.
Ky vendim i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike bëri me aleatët.
Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Nard Ndoka, kreu i PAA Agron Duka, kreu i LZHK Dashamir Shehi.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një prononcim të shkurtër për mediat tha se: “Do të jemi në parlament për studentët”.
KOHA JONË SONDAZH

