Basha uron Kombëtaren: Sytë dhe zemrat e shqiptarëve janë me ju! 

Pak orë përpara ndeshjes së parë të Kombëtares Shqiptare në Euro 2024 përballë Italisë, ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka uruar kombëtaren përmes një postimi në Facebook.

I rrethuar nga të rinjtë korçarë, Basha ka shpërndarë një video me mesazhin për ekipin tonë kombëtar.

Në postimin e tij, Basha shkruan se sytë zemrat dhe shpresat e shqiptarëve janë sot te ekipi ynë kombëtar, dhe se e mira për kuqezinjtë është përpara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sytë, zemrat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve janë sot te ekipi ynë kombëtar. Jemi krenarë për çdo hap të deritanishëm, më e mira është përpara. Ju priftë e mbara, shqipe 🇦🇱”, shkuan Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?