Basha viziton familjen e Entonit në Tiranë: S’kam ardhur as për fushatë dhe as për zgjedhje
Kreu i PD Lulzim Basha vijon takimet në kryeqytet ku kësaj radhe është ndalur në familjen e Entonit duke diskutuar për problemet dhe hallet e përditshme.
Entoni ka krijuar familjen e re në Tiranë dhe tashmë ka filluar një punë si elektricist ndërsa bashkëshortja e tij është pa punë.
Ndërkohë Basha i thotë se nuk ka ardhur për fushatë apo për zgjedhje por vetëm për t’i dëgjuar për problemet e tyre si qytetarë.
BASHKËBISEDIMI I BASHËS ME FAMILJEN E ENTONIT
Basha: Mirë, si kalon? Si ke qenë? Mirë je? Me familjen je? Kam ardh’ me fol me ju.
Qytetari: Kam punuar kryesisht nëpër lokale të mira.
Basha: Po ju zonjë?
Qytetarja: Unë pa punë jam.
Basha: Pa punë ë.. Keni kohë pa punë?
Qytetarja: Kam.
Qytetari: Tani jam futur, mora një zanat. Iu futa kursit të elektrikut, gipsit dhe lyerjes.
Basha: Me thënë të drejtën, s’kam ardhur as për fushatë dhe as për zgjedhje. Kam ardhur vetëm me bashkëbisedu sepse ne politikanët…
Qytetari: Hajde ulu taksirat.
Basha: Faleminderit. Çfarë pjese të të ardhurave i shpenzoni për ushqim?
Qytetari: Mesatarja mujore shkon tek 500-600 mijë lekëshi. Shëndetësia që për mua janë primare, që janë minimalja e jetesës shëndetësia, qetësia.
Basha: Rendi, siguria?
Qytetari: Patjetër. Ligj i fortë se tani jemi familjarë. Kur dëgjojmë u vra u bë, të kap dhe frika…
Basha: Kur flasim për ushqimet i plotësoni nevojat minimale?
Qytetari: Minimale them që po.