Basha viziton shtëpinë e Kokalarëve: Simbol shprese dhe rezistence, pas 25 prillit do e restaurojmë!

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë vizitës në qytetin e Gjirokastrës, është ndalur në shtëpinë e Kokalarëve në Gjirokastrës.

Familjarë të saj, i treguan liderit demokrat se shtëpia është në harresë, e se ato janë përpjekur me aq sa kanë mundur ta kthejnë në një muze.

Nga krahu tjetër, Basha premtoi se nëse do të vijë në pushtet pas 25 prillit, do të merret me restaurimin e kësaj shtëpie, e cila do të shërbejë si një simbol force e rezistence ndaj një regjimi të egër siç ishte ai komunist, por edhe si frymëzim për gratë dhe vajzat shqiptare.

Lulzim Basha: Entuziazmi me të cilën më pritët harrova në një moment një masë të rëndësishëm siç është maska.

Banorja 1: Para se ne ta restauronim kjo nuk shihej fare. Pyesnin njerëzit për këtë, titullarët e vendosnin tjetër kund. Janë tre libra dhe të tre librat kanë dekor jetën gjirokastrite, gruan, gjirokastrite. Gjatë kohës që kemi jetuar këtu, unë kam pasur një ndjeshmëri të madhe dhe më duket sikur çdo hap që bëj në banesë.

Banori 2: Kemi punuar për ta bërë muze, pas vizitës që bëri Ambasadori Amerikan, u thanë e çfarë nuk u thanë, por ne dolëm në mes të katër rrugëve, në vend që të bëhej një monument. Pas kësaj, ka bërë vizitë zonja Duma dhe askush tjetër nuk është angazhuar, nuk është shtëpia ime, por e Musine Kokalarit.

Banorja 1: Kryeministri kalon këndej dhe nuk i hedh sytë.

Lulzim Basha: Nuk më çudit, sepse shqiptarët e dinë se çfarë përfaqëson Musine Kokalari. Por kjo qeveri në ikje për të hedhur hirin e harresës e ka kollaj. Është një simbol jo thjesht i frymëzimit që ofron Gjirokastra, por është simbol i qëndresës. Një nga aktet më kuraioze që ka bërë një Shqipëri, është bërë nga Musine Kokalari kur kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme. Ka qenë pararendëse e demokracisë, sepse këtu u instalua një regjim i egër. Ky simbol do të ngrihet në piedestal, për të treguar rolin e gruas, por edhe rezistencën ndaj regjimit që solli shumë plagë. PO shkëlqen Kokalari, një social-demokrate, të cilën ne do duhet ta ngrinim në piedestal. Edhe sot ka një gjuhë urrejtje, përpjekje për të vrarë shpresën e shqiptare për ndryshim. Nëse Kokalari nuk e pa shpresën e ndryshimit, të paktën gratë dhe vajzat e Gjirokastrës dhe Shqipërisë do ta ndezin dritën e shpresës. Jo vetëm do e restaurojmë këtë monument, por do e bëjmë një pjesë të itinerarit turistik të Gjirokastrës.

SHKARKO APP