Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 08:59 Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme thirrjet për dialog me studentët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bashës-Ramës: Mirato të plotë paketën e masave të PD-së. Nuk janë propozime elektorale, janë për shqiptarët

Aktualitet E martë, 17 Mars 2020 20:50
Bashës-Ramës: Mirato të plotë paketën e masave të PD-së. Nuk janë propozime elektorale, janë për shqiptarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje Ramës nga emisioni Ilva Now në Euronews Albania, që të veprojë pa komplekse dhe të miratojë të plotë paketën e masave të PD-së. Basha iu drejtua Ramës se këto propozime nuk janë elektorale por janë për shqiptarët.

“Roli i qeverisë është të marrë masa, të mos vonohet në marrjen e masave, të ketë një plan të qartë, ta menaxhojë situatën,  të mos i lërë t’i dalë nga duart dhe pastaj t’i shkojë nga pas. Roli ynë është të bëjmë tranparencën, të kërkojmë llogari dhe të bëjmë propozime. Këto kemi bërë gjatë këtyre ditëve. Siç e thashë, pavarësisht prej retorikës politike, që refuzoj të bëhem pjesë, një pjesë pozitive është që shumë prej propozimeve  tona, tani janë adoptuar nga qeveria. Njëra prej tyre është marrë nga Banka e Shqipërisë. Sot, kam një dhe vetëm një thirrje për kryeministrin Rama dhe për qeverinë. Të mos ketë asnjë kompleks. Propozimet nuk po i bëjmë as për fushatë, as për kapital politik. Po i bëjmë per diçka shumë më të madhe sesa PD dhe PS, se ego i atij apo e imja. Po e bëjmë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, po e bëjmë për t’ia bërë sa më të lehtë shqiptarëve këtë kohë me shumë vështirësi dhe akoma me shumë të panjohura”, tha kryedemokrati.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Para 11 minutash
Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç d...

Para 9 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 12 orësh

Basha tha gjithashtu se, disa prej propozimeve janë adoptuar nga qeveria, pavarësisht prej toneve luftarake dhe për fat të keq prej debatit politik, ose “më mirë të themi sulmeve politike ndaj opozitës, prapë se prapë disa prej propozimeve tona tashmë janë adoptuar në letër”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pyetje: Ju thoni se i ka sulmuar qeveria, por sot në një tëitter kryeministri i ka quajtur fantastike propozimet tuaja. Çfarë komenti për qëndrimin që ka mbajtur kryetari i qeverisë ndaj propozimeve tuaja?

Lulzim Basha: Refuzoj të përfshihem në debat politik, sepse nuk i vlen askujt debati politik dhe ai tëitter apo tëittera të tjerë, janë në fakt harxhim i kotë i kohës së njeriut që drejton qeverinë. I bëj thirrje mos të merret me opozitën. Do të ketë kohë të merret me opozitën dhe opozita të merret me të. Ta fokusojë gjithë energjinë e tij, gjithë kohën e tij tek zgjidhja e problemeve të njerëzve. Është kohë e humbur të sulmosh opozitën në këtë kohë. Beteja sot është për shëndetin e njerëzve. Të ishte për politikë, rrija dhe unë. Prisja të shihja çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon, gjurmoja, prisja dështimin e tij dhe nuk bëja asnjë propozim. Por po flasim për jetë njerëzish. Po flasim për shëndetin e njerëzve. Nuk ka këtu kuptim beteja politike. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta. Politikanët, kryeministrat shkojnë e vijnë, qytetarët janë gjeja më e rëndësishme. Prandaj i kemi bërë propozimet që do t’i ndërmerrnim vetë po të ishim në qeverisje të vendit, pasi them se janë zgjidhja e duhur dhe plotësisht e mundshme. Mjafton që të ketë mirëmenaxhim, të ketë transparencë. Ka nevojë për transparencë edhe për të qetësuar njerëzit. Nuk mjafton të thuash “E di unë. Prisni se do të bëhet si të them unë” Transparenca është aleati më i mirë kundër panikut, kundër frikës. Ndaj dhe ftesa e thirrja ime është që të ketë transparencë për çdo hap dhe të veprohet më mirë një ditë më parë se një ditë më vonë. Shqipëria nuk ka mundësitë e Italisë apo vendeve të Europës, por ka mundësi. Vetëm fatura e koncensioneve është 120 milion euro. Vetëm para disa ditësh janë paguar 700 mijë euro për inceneratorin e Tiranës. Fatura në total ka shkuar 23 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës. Po ju jap vetëm një shembull: vetëm një kilometër rrugë bën 20 milion euro. Ajo që po kërkojmë është jo vetëm e arsyeshme, por e domosdoshme. Ndalimin e këtyre kontratave, pezullimin apo ngrirjen e këtyre kontratave dhe devijimin e këtyre fondeve për familjet në nevojë.

Etiketat e lidhura

bashaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij
Para 8 minutash

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi
Para 11 minutash

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 13 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 2 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 22 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 11 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 9 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.