Bashkëpronësia, Mazniku: Nivel i ri administrimi i hapësirave të përbashkëta

Administrimi i hapësirave të përbashkëta dhe bashkëjetesa komunitare sipas standardeve europiane, janë në fokus të projektligjit të ri që synon të rrisë përfshirjen e interesave të përbashkëta të qytetarëve dhe angazhimin e tyre për mirëmbajtjen dhe investime në dobi të komunitetit.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive, në vazhdën e tryezave të diskutimeve dhe konsultimeve për projektligjin e ri të bashkëpronësisë.

“Përmes këtij projektligji do të sigurojmë një nivel të ri administrimi të hapësirave tona të përbashkëta dhe një bashkëjetesë komunitare të standardeve europiane dhe në linjë me vizionin tonë Shqipëria 2030”, tha Mazniku. Sipas tij, synimi është të rritet përkujdesja për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta dhe objekteve që iu përkasin të gjithëve, për të rritur cilësinë dhe sigurinë e jetesës në komunitet.

SHKARKO APP