Bashkëpunim i huaj kundër krimit të organizuar shqiptar

Bashkimi Europian, ka forcuar luftën kundër krimit të organizuar. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter, shprehet se bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë.

“Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për BE, Europol dhe Italinë, të cilat së bashku me Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Spanjën dhe Britaninë e Madhe kanë ngritur rrjetin ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar”.

Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës i Europol në Policinë e Shtetit nga janari 2019, është një hap i rëndësishëm thotë Soreca. “Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?