Bashkëpunim mes Tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit, angazhohen të përdorin Protokollin e përmirësuar të Shkëmbimit Elektronik të të Dhënave, që siguron shkëmbimin dhe transmetimin e të dhënave midis dy institucioneve në kohë reale.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e QKB, Pranvera Fagu, nënshkruan sot në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpunimi, e cila e vendos në një nivel të ri e të përmirësuar, ndërveprimin mes dy institucioneve.
Dy drejtueset theksuan se bashkëpunimi institucional midis palëve është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm, pasi ndihmon në zbatimin sa më korrekt të të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi korrekt i ligjit dhe koordinimin e veprimeve për pasqyrimin real të të dhënave të subjekteve apo tatimpaguesve në dosjen e tyre elektronike.
Përmirësimet e kësaj marrëveshjeje të re bashkëpunimi sigurojnë:
Pasqyrimin e ndryshimeve ligjore të paketës fiskale të vitit 2019,
Shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike duke hequr një pjesë të konsiderueshme të procedurave shkresore.
Marrjen dhe shkëmbimin e të dhënave shtesë midis dy institucioneve për subjektet të cilat janë pjesë e regjistrit tregtar dhe administrohen nga QKB.
Krijimin e mundësisë për konsultimin në kohë reale të situatës tatimore të tatimpaguesit/subjektit me qëllim zvogëlimin e afatit kohor të procedurave për ekzekutimin e kërkesave të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

