FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashkëpunimi Bardhi-Berisha, Burimi: Amerikanët preferojnë Bashën

Analisti Genc Burimi, thotë se partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA-të preferojnë më shumë kryetarin e PD-së së vulës, Lulzim Bashën në krahasim me dyshen Gazment Bardhi-Sali Berisha, teksa shtoi se ky i fundit nuk ka asnjë problem me amerikanët.

SHBA-të janë pyetur dhe qëndrimi tyre nuk ishte natyral, por i sforcuar. Kujtojmë se në gusht të vitit 2021 thanë qartë që nuk duan ta shihnin Berishën në Grupin Parlamentar të PD-së. Këtë herë më bëri përshtypje heshtja e amerikanë para 2 javësh, për marrëdhëniet mes Bashës dhe Bardhit.

Ndaj më duket i sforcuar. Midis Bardhit dhe Bashës, ata preferojnë Bashën. Megjithatë Bardhi nuk ka asnjë problem me amerikanët. Bardhi nuk kthehet pas, nuk ka pse. Sakaq duhet theksuar se pjesa më e madhe e elektoratit blu është përkrahë Berishës sot”, tha Burimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?