“Bashkëqeverisja”, Kryemadhi: Agjencia i heq të drejtën e ankimimit çdo qytetari

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Kuvendi tha se kjo seancë duhet t’i kthehet normalitetit, pasi projektligji i sjellë nga qeveria krijon një mbivendosje. Kryemadhi pohoi se në vitin 2013, u miratua Ligji i Nëpunësit Civil, duke pyetur më tej se a është Kodi i Punës mbi Statusin e nëpunësit civil?

“Doja të theksoja mos ka ardhur koha që të krijojmë një sindikatë të Administratës Publike. Mungesa e sindikatave sjellin indiferencën e nëpunësve ndaj klasës politike. Neni 52 cenon autonominë vendore. Nëpunësit e bashkisë kujt do ti përgjigjen?

Kryetarit të Bashkisë, Këshillit Bashkiak, agjencisë së Kryeministrit, Prokurorisë apo gjykatave. Neni 12, 56 cenon pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Dëgjova një koleg që tha që kemi institucione të dobëta. Institucionet tona të llogaridhënies dhe kontrollit nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë për prokurorinë dhe gjykatat. Do tu dalim përsipër me një agjenci që ngrihet nga një vendim i Kryeministrit”.

Sipas saj, një nga pikat më të rëndësishme është se kjo agjenci i heq të drejtën e ankimimit çdo individi që ankohet në Gjykatën Administrative.

SHKARKO APP