Bashkëshorti anglez i vdiq në Spitalin Infektiv, Berisha publikon denoncimin e gruas: U trajtua në kushte të mjerueshme
Një qytetare ka denoncuar humbjen e bashkëshortit të saj britanik në spitalin Infektiv në Tiranë nga Covid-19, ndërkohë që sipas saj ai nuk kishte asnjë sëmundje dhe ishte një tip sportive.
Sipas qytetares që ka bërë denoncimin, kushtet në spital kanë qenë të mjerueshme dhe bashkëshorti i saj është trajtuar në mënyrë skandaloze.
Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Denoncon vdekjen e të shoqit 45-vjeçar, sportiv, pa asnjë sëmundje, nga Covid-19 në spitalin Infektiv!
Denoncon kushte të mjerueshme në spital.
Komunikim jo i mirë i personelit. sb
Unë para 2 javësh më dt. 19 dhjetor humba bashkshortin tim, vetëm 45 vjeç në Infektiv.
Një shtetas i huaj anglez që e donte Shqipërinë por që u trajtua në kushte të mjerueshme në atë spital. Një djalë shumë sportive, 45 vjeç dhe me shumë humor por që ndjehej kaq i frikësuar dhe në panik brenda atij spitali nga mënyra se si ishte ambjenti dhe shërbimi.
Nuk e di për familjarët e tjerë por une kam qëndruar 4 ditë para atyre kangjellave dhe kam përjetuar një ferr të vërtetë.
Bashkëshorti im sipas tyre i kishte nivelet e oksigjenit 91-92 dhe të gjithë organet jetësore ok”, denoncon gruaja permes ish-kryeministrit Sali Berisha.
Denoncon vdekjen e te shoqit 45 vjecar sportiv pa asnje semundje nga covid19 ne spital infektiv!
Denoncon kushte te…Pubblicato da Sali Berisha su Lunedì 4 gennaio 2021