Bashkëshorti humbi jetën si pasojë e COVID 19, gruaja gati të lërë sot Infektivin

Ditën e sotme u shënua vikitma e 25-të nga koronavirusit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një një 90-vjeçar nga Fieri i cili ishte i intubuar prej 11 ditësh, vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.

Sipas abc news, 90-vjeçari u evidentua 2 javë më parë si i infektuar. Bëhet fjalë për vatrën ku u prekën dy bashkëshortët e moshuar në një pallat në lagjen “15 tetori” si edhe një mësuese.

90-vjeçari e humbi betejën me koronavirusin, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet ende në spitalin Infektiv dhe në kushte të tilla ajo ende nuk e ka mësuar lajmin e vdekjes së bashkëshortit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që sot ajo të transferohet drejt banesës së saj duke qenë se ka dalë negative në testin e dytë që i është bërë. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se infektimi i bashkëshortëve ka qenë i rastësishëm, pasi nuk kanë pasur histori udhëtimi apo kontakte me persona të infektuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në Fier situata është e qetë, pasi prej një jave nuk ka raste të reja të konfirmuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?