Bashkëshorti vrau dy motrat, flet gruaja e Përparim Telës: Akuzat të pavërteta, duan pasurinë! Kam pas hyrje dalje me to

Vjollca Tela, bashkëshortja e Përparim Telës, i cili vrau dy motrat në vigjilje të Vitit të Ri ka deklaruar se është kërcënuar nga tre persona.

Ajo thotë se i kanë dhunuar vajzën e saj shurdh-memece dhe se ka frikë të jetojë në shtëpi pasi do ta vrasin.

“Dua mbrojtje nga shteti, ndihemi të kërcënuar. Personat që kanë kërcënuar gocën sot në 5:30 të mëngjesit kanë qenë me maska dhe nuk i njohim”, tha ajo para kamerave.

“Unë kam kërcënime në shtëpi, m’i kanë ardh gocës tre veta. Kam bërë kallëzim penal në polici. Burri e bëri, le ta mësoj atje ku është.”

Fëmijët tuaj kush i ka kërcënuar?

“Nuk e di . M’i kanë ardhur gocës tre veta, burri e bëri ta paguajë aty ku është , kam kërkuar e lanë bërë copë fëmijën nga këmbët, dua mbrojte nga shtëpia se unë nuk dua të rri më në shtëpi, kam frikë shumë”.

A keni trafikuar ju ndonjë fëmijë?

“Nuk janë të vërteta akuzat. Jo, asnji. Ata duan këtë shtëpi, unë kam pasur hyrje dalje me ta.”

E dinit që burri juaj ka pasur marrëdhënie me të, e keni pranuar?

“Po e dija, e kam pranuar mos me prish familjen time.”

Keni një koment për këtë ngjarje të rëndë?

“Unë e di se burri im e bëri vrasjen. Unë nuk e shtyva burrin. Unë kam jetuar me ata, edhe kam fjetur me ta. E njoh Bashkimin, vëllanë e tyre, para disa ditësh me solli perdet. Ngjarjen e mora vesh pasi kam marrë çunin e Zhanit në telefon. Nuk e mendoja kurrë se do ta bënte. Asnjëherë nuk kanë pasur zënka. Unë kam tre fëmijë.”

Si e more vesh këtë ngjarje?

“Kam marr çunin e Zhanit e mora në telefon.”

Mendoni që bashkëshorti juaj mund të bënte diçka të tillë? Çfarë njeriu ishte?

“Asnjëherë në botë, njeri më të mirë s’kishte. Nuk kanë pasur zënka. Gjendja psikologjike e tij asilloj gjëje.”

Do të largoheni nga këtu nëse nuk merrni mbrojtje?

“Do të largohem patjetër. Na rrezikohet jeta, po mbyllim derën.”

Ju ka marr në mbrojtje policia?

“Po, nga policia erdha.”

Çfarë deklaruat në polici?

“Për mbrojtjen time, për familjen time. Patëm kërcënime, të gjithë ata atje. Tre çuna me maska kanë ndaluar rrugës vajzën që është shurdhmemece. Burri im e bëri, le të marrë dënimin si duhet. Mua më vjen keq edhe për ato të dyja, kam jetuar 30 vite me to.”

SHKARKO APP