Bashkëshortja rezulton me koronavirus, shtyhet seanca për gjyqtarin Markelian Kuqo, karantohet në banesë
Bashkëshortja e gjyqtarit Markelian Kuqo ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se kjo ka detyruar gjyqtarin Kuqo që të karantinohet në banesën e tij.
Për këtë arsye, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë seancën ndaj gjyqtarit për datën 26 nëntor, në orën 12:00.
Kujtojmë se seanca për gjyqtarin Kuqo u shty edhe javën e kaluar, pasi ai ishte në pritje të tamponit të bashkëshortjes së tij, e cila tashmë ka rezultuar e infektuar me koronavirus.