Bashkia Durrës mbyll tregun industrial

Në vijim të masave të vecanta për parandaluar përhapjen e COVID-19, bashkia e Durrësit ka vendosur të mbyllë përkohësisht tregjet industriale të licensuara nga bashkia deri në një afat të pacaktuar. Ndërsa tregu agrubujqësor do të punojë me orar të reduktuar. “Administrata e tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e funksionimit të tij nga ora 07.00 deri në 15.00. Pas kësaj ore të vijohet më pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij. Të merren masa për respektimin e distancës të tregtarëve, 2 metra nga njëri-tjetri dhe të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse”.

SHKARKO APP