Bashkia Durrës: Tregu agrobujqësor do të funksionojë nga ora 06.00-10.00 dhe nga ora 16.00-18.00

Përmes një postimi në Facebook, bashkia Durrës, njofton se tregu agrobujqësor do të funksionojë nga ora 06.00-10.00 dhe nga ora 16.00-18.00.

Ndërkohë, sipas bashkisë, pas orës 18 të vijohet me pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij nga Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës.

Bashkia Durrës: Në zbatim të masave të qeverisë për të luftuar përhapjen e virusit COVID 19, Kryetari i Bashkisë së Durrësit Zhuljen Varfaj urdhëroi që administrata e Tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e aktivitetit të tij nga ora 06.00-10.00 dhe nga ora 16.00-18.00. Pas orës 18 të vijohet me pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij nga Ndërmarrja e Sherbimit Komunal Durrës. Të ndiqen politika për reduktimin e tregtarëve sipas posteve (numër tek dhe çift në ditë të ndryshme), duke respektuar distancën 2m nga njëri – tjetri. Të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse (maska dhe doreza).

SHKARKO APP