Bashkia e Lezhës njofton banorët: Priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje

Edhe qyteti i Lezhës pritet të preket nga stuhia Ciaran, e cila shkaktoi reshje të dendura shiu dhe përmbytje në të gjithë vendin.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë bashkia përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Lezha do të reshje të dendura shiu dhe përmbytje në orët në vazhdim.

Në njoftim shkruhet se ky lajm është parashikuar sipas të dhënave nga shërbimi Meteorologjik.

Bashkia e Lezhës thotë se shërbimet e emergjencës do të jenë në gatishmëri për çdo rast problematik.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje! Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 3312049”, njoftoi bashkia e Lezhës.

SHKARKO APP