Bashkia e Mirditës vishet kuqezi, aktivitete të shumta në Ditën e Pavarësisë

Festat e Nëntorit e kanë gjetur bashkinë e Mirditës të veshur kuqezi.

Kryetari i bashkisë Albert Melyshi, ndau sot foto nga aktivitetet që po zhvillohen në sheshin “Abat Doçi”, ndërsa ftoi qytetarët t’i bashkohen festimeve.

“Ju mirëpresim të festojmë festat Kombëtare në Mirditë”, tha Melyshi duke ndarë foto nga aktivitetet e organizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një kalendar të pasur aktivitetesh, bashkia e Mirditës i është bashkuar festimeve për festat e Nëntorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nxënësit e shkollave por edhe institucionet vendore janë angazhuar në një sërë aktivitetesh festive duke përcjell mesazhin e atdhedashurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?