Bashkia e Tiranës dhjetëra aktivitete për qytetarët dhe turistët

Bashkia e Tiranës organizoi sot një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. Qindra qytetarë dhe turistë të huaj iu bashkuan aktiviteteve, që u shtrinë nga Sheshi “Skëndërbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe deri në Parkun e Liqenit Artificial.

Në Sheshin “Skënderbej” banda frymore e qytetit ekzekutoi disa pjesë muzikore që evokonin luftën antifashiste, ndërkohë që nuk munguan edhe aktivitete për fëmijët si shfaqje teatrale nga Teatri i Kukullave.

Ndërkohë që në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbajt panairi i produkteve lokale, si dhe disa aktivitete të tjera sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?