Bashkia e Tiranës kujdesje edhe për pemët dekorative, Veliaj: Na ndihmoni t’i ruajmë

Në fokusin e Bashkisë së Tiranës janë jo vetëm shtimi i hapësirave të reja të gjelbra por edhe kujdesja dhe mirëmbajtja e atyre ekzistuese. E tashmë kur koha ka filluar të ngrohet dhe lulishtet dhe parqet kanë filluar të gjelbërohen, ndërmarrjet e Bashkisë janë angazhuar që jo vetëm t’i pastrojnë ato, por edhe t’i zbukurojnë dhe përshtatin për një dekor sa më të bukur.

Puna ka vijuar këto ditë përgjatë gjithë lumit “Lana”, ku punëtorët e Bashkisë po kujdesen për zbukurimin e pemëve dekorative.

Ky proces eshte prezantuar sot edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një postim të tijin në rrjetin Facebook shkruan: “Eduard Duargërshëra në Tiranë. Si fillim muaji, Tirana po “qethet” për një pamje më dinjitoze! Na ndihmoni ta mbajmë pastër çdo ditë”, shkroi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

peme peme1 peme2 peme4 lana lana2

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?