Bashkia e Tiranës: Ministria e Energjisë dhe Industrisë, punime pa leje

Ky fakt u bë sot me dije nga Bashkia e Tiranës, sipas të cilës, në momentin që kanë kërkuar lejen e punimeve, kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilët kanë tentuar të pengojnë punën e inspektorëve. Dhe duke shtuar se inspektorët nuk janë tërhequr por kanë kryer të gjitha procedurat siç i parashikon ligji, duke mbajtur procedurat përkatëse e duke bëre pezullimin e tyre.

“Kjo nuk është hera e parë që institucione shtetërore janë kapur në flagrancë, duke kryer ndërtime pa leje. Bashkia e Tiranës kërkon nga institucionet shtetërore të respektojnë ligjet dhe rregullat e këtij vendi”, përfundon deklarata e këtij institucioni.

 

SHKARKO APP