Bashkia e Tiranës nis punën për ndërtimin e lulishtes te materniteti “Koço Gliozheni”

Kryeqytetit i shtohet një tjetër lulishte. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e ambienteve të jashtme në oborrin e maternitetit “Koço Gliozheni”. Aktualisht po punohet për ndërtimin e lulishtes në oborrin përpara maternitetit, ku do të vendosen stola dhe elementët e nevojshëm për ta kthyer në një ambient çlodhjeje.

Gjithashtu krahas rehabilitimit të lulishtes po punohet edhe për zgjerimin e riparimin e trotuareve brenda dhe jashte oborrit të maternitetit.

Ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë, synon jo vetëm t’i shtojë gjelbërimin ambienteve të jashtme të maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet por edhe ta kthejë atë në një hapësirë të pastër dhe në funksion të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?