Bashkia e Tiranës padit në Prokurori edhe Dallëndyshe Bicin

Bashkia  e  Tiranës  dorëzon  në  Prokurorinë  e  rrethit  kallëzimin  penal për  “Kallëzim  të  rremë” ndaj Drejtoreshës së INUK Dallëndyshe Bici.

Në prag të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit, Bashkia e Tiranës e drejtuar Nga Lulzim Basha ka intensifikuar paditë ndaj përfaqësuesve të institucioneve qeveritare.

Sipas Bashkisë së Tiranës, padia bazohet në nenin 305 të kodit penal,   ku thuhet “Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një kriminga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe krijimi i provave të rreme, me qëllim që tëbëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”.

Kallëzimi për Dallëndyshe Bicin u shtohet kallëzimeve të tjera të zyrtarëve të lartë, siç është ai përministrin e Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, për ndërtim pa leje dhe Ministrit të Financave ShkëlqimCani, për shpërdorim flagrant të detyrës.

Ministri Cani, në kundërshtim flagrant të ligjit ka bllokuar qëprej një viti pagesat ndaj dy kompanive të cilat operojnë dhe ndërtojnë dy vepra madhore të qytetittë Tiranës: bulevardin e Tiranës dhe lumin e Tiranës.

Për  bllokimin  e  punimeve  në bulevardin  e  ri  të  Tiranës  është  në  proces  gjykimi  dhe  ish  kreu  iInspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Zyhdi Dajti. 

SHKARKO APP