Bashkia e Tiranës reagon për vendimin e Gjykatës Administrative
Bashkia e Tiranës ka reaguar sot për vendimin e dhënë nga Gjykata Administrative për ndërtimet në zonën e Liqenit. Drejtoresha e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënie me Publikun në Bashkinë e Tiranës, Erka Mato, u shpreh se vendimi vendim i gjykatës ishte i montuar. Ajo akuzoi tre gjyqtarë e çështjes për konflikt interesi.
“Siç e dini, nesër Gjykata Administrative e Apelit do të vendosë për 5 pallatet 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial me një gjyq të montuar dhe një trupë gjyqtarësh të diskretituar.
Bashkia e Tiranës denoncon para opinionit publik gjithë këtë aferë se gjyqi që do të zhvillohet nesër është i montuar sepse dy kushërinj dhe partner të kompanisë “Gener 2” do të vendosin për shkatërrimin e Liqenit të Tiranës”, tha Erka Mato. Ajo shtoi se “Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq”.
KOHA JONË SONDAZH

