Bashkia e Tiranës vendos banjo publike në zonat kyçe të qytetit

Bashkia e Tiranës ka marrë masat për instalimin e banjove publike në disa prej pikave kryesore të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” bën të ditur vendosjen e objekteve në disa prej zonave më të njohura të Tiranës.

“Banjo publike tek Pedonalja, Piramida, Parku Rinia dhe  Pallati i Kongreseve! Tani s’ka asnjë justifikim! Pastërti me çdo kusht!”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët në vijim, të tjera banjo publike portative do të vendosen në zona ku ka përqendrim të madh në njerëz për të shmangur ndotjen e hapësirave publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj publikoi paketën me shtatë masa penalizuese për individët dhe bizneset që dëmtojnë, zaptojnë apo ndotin hapësirat publike.

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?