Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen e pemëve te liqeni, Veliaj: 9 mijë pemë në 9 muaj

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe këtë fundjavë aksionin e saj për mbjelljen e pemëve në Tiranë. Ndërmarrjet e Bashkisë mbollën qindra pemë të tjera në zonën jugore të liqenit të Tiranës, në pjesën që më parë shërbente si vendgrumbullimi mbetjesh urbane.

Në një postim të tijin në facebook, kryebashkiaku Veliaj duke iu referuar pikërisht punës që po kryhet me mbjelljen e pemëve ka bërë të ditur se në 9 muaj janë mbjellë 9 mijë pemë në parqe, rrugë dhe lulishtet e Tiranës.

“Faleminderit për mbështetjen – 9000 pemë për 9 muaj. Qindra shelgje e kumbulla të kuqe ju shtuan bregut jugor të Liqenit! Gjërat nuk janë perfekte, por përmirësohen kur secili kontribuon me dashamirësi! Punë, jo fjalë”, shkroi Veliaj në komentin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

peme tirane2 peme triane3 peme tirane4 peme triane6

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?