Bashkia Elbasan nis bashkëpunimin me JICA dhe Fedinvest për ndërtimin e baxhos së qumështit në Kuqan

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe institucionin financiar Fedinvest, ka hedhur hapat e parë të një projekti të rëndësishëm për ndërtimin e një baxhoje moderne qumështi në zonën e Kuqanit. Ky investim strategjik synon të krijojë kushte bashkëkohore për grumbullimin dhe përpunimin e qumështit, duke u ardhur në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve të zonës.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e JICA-s dhe Fedinvest, ku u diskutuan hapat konkretë për zbatimin e projektit. Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij investimi për rritjen e vlerës së prodhimit vendas, forcimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, si dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike për komunitetin rural.
Baxhoja e re do të funksionojë sipas standardeve më të mira bashkëkohore, duke garantuar cilësi, siguri ushqimore dhe akses më të lehtë të fermerëve në treg. Projekti pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për familjet fermere, në zgjerimin e zinxhirit të vlerës së produkteve të qumështit dhe në nxitjen e sipërmarrjeve lokale.

Bashkia Elbasan mbetet e vendosur të mbështesë çdo iniciativë që i shërben komunitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Investime të tilla përkthehen në vende të reja pune, ekonomi më të fortë lokale dhe cilësi më të lartë jetese për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?