Bashkia Kamëz, simbol i Rilindjes pas rrënimit! Rama: Shkolla “Demokracia”, kopshti dhe çerdhja e re sapo kanë hapur dyert

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ishte në Valiasin e Ri, ku ka hapur dyert kompleksi i 38-të modern arsimor, Shkolla “Demokracia”, kopshti dhe çerdhja e re. Rama shkruan se Kamza është simboli i Rilindjes pas rrënimit.

I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, Rama pa nga afër ambientet e reja në shkollën “Demokracia”, kopshtin dhe çerdhen e re.

”Në bashkinë simbol të Rilindjes pas rrënimit, ku ka hapur dyert kompleksi i 38-të modern arsimor nën drejtimin këmbëngulës të Rakip Sulit dhe me mbështetjen e pandalur të qeverisë shqiptare. Shkolla “Demokracia”, kopshti dhe çerdhja e re në Valiasin e ri, sapo kanë hapur dyert për mbi 700 nxënës, fëmijë, mësues dhe edukatorë, në një kompleks të rindërtuar nga themelet, i shtrirë në 4,400 m2, me standarde europiane”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP