Bashkia ndriçon rrugët e Petrelës, Veliaj: Periferia shërbimet si dhe qendra

Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet në çdo zonë, jo vetëm urbane por edhe rurale, për të garantuar cilësi shërbimesh për të gjithë qytetarët. Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë që në orët e para të mëngjesit kanë nisur punën në zonën e Petrelës për të garantuar ndriçimin edhe në rrugët e kësaj zone rurale.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nëpërmjet një komenti në rrjetin social “Facebook”, thekson se puna e bashkisë vazhdon në çdo zonë të Tiranës dhe jo vetëm në qendrën e saj, për të garantuar kështu shërbim të njëjtë për çdo qytetar. “Që pa gdhirë në Petrelë. Që Petrela të ketë çdo shërbim që ka dhe qendra e Tiranës. ‪#‎Bashkia24/7 Javë të mbarë!”, shkruan Veliaj në “Facebook”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?