Bashkia Shkodër informon për situatën aktuale të reshjeve

Bashkia Shkodër na informon për situatën me të cilën po përballet qyteti gjatë ditës së sotme. Me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore, dhënien në kohë reale të informacionit, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe dhënien e ndihmës në rast nevoje drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve.

Situata në qarkun Shkoder është si në raportimet e mëparshme duke shtuar raportimin e Drejtorisë Vendore të Policisë, bashkisë Pukë si dhe informacionin e KESH.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë situata paraqitet si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e reshjeve të debores janë të bllokuara akset rrugore:

Swiss Digital Mobile Reklama

1.Bogë – Theth, Kir -Mali Shoshit- Bregu i Lumit – (Njesitë Administartive Shale, Shosh, Pult Bashkia Shkodër),
2. Tamare – Vermosh – (Njesia Administrative Kelmend Bashkia Malësi e Madhe),
3. Muri Turkut – Shllak – Temal (Njesite Administrative Shllak e Temal Bashkia Vau Dejes),
4. Rruga Fushë-Arrës – Iballe, rrugët rurale Njesia Blerim ( Bashkia Fushe Arres).

Gjithashtu nga rënia e ortekve në rrugë paraqet rrezik për levizjen mjeteve rruga Ars Miliska- Fierz e Bashkise Fushë-Arrës, po punojnë Borpastrueset për mbajtjen hapur të kesaj rrugë.

Ka mungesë të energjisë elektrike:

1. Njësia Administrative Pult, Shosh dhe Shale (përveç fshatit Thethë) Bashkia Shkodër,
2.Njesia Administrative Kelmend dhe fshatrat Reç e Razem – Bashkia Malësi e Madhe,
3. disa fshatra të Njesise Shllak e Temal – Bashkia Vau Dejes,
4. fshati Qerret i Madh – Bashkia Puke,
5. fshati Apripe Guri – Bashkia Fushe Arres.

Shkolla pa mesim: Njesia Shale, Shosh, Pult Bashkia Shkodër, Njesia Shllak e Temal Bashkia Vau Dejes, pjeserisht Njesite Iballe dhe Fierz Bashkia Fushe Arres.

Nuk ka probleme me Ujsjellesin në shkallë Qarku.

Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës janë angazhuar forca të qarkullimit rrugor dhe shërbime të patrullës së përgjithshme ,si dhe SPZ të zonave të thella malore.

1. Bashkia Shkodër: Vazhdojnë reshjet e shiut pothuajse në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër. Në territorin malorë është i vështirë kalimi, rruga Prekal-Theth është e bllokuar në segmentin rrugor të Malit të Shoshit.

Rruga për në fshatin Brucaj në njësinë administrative Pult është e bllokuar, po ashtu edhe nga fshati Kir deri në Xhan dhe nga fshati Pog deri në qendër të njësisë administrative Pult.

Rruga për në fshatin Mazrek është e bllokuar, po ashtu edhe në fshatin Shpor të njësisë administrative Gur i Zi. Furnizimi me energji elektrike paraqitet normal përvec problemeve në disa fshatra të njësisë administrative Pult. Në zonat malore rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk operojnë shumë njësi tregtare në ato zona. Gjithashtu nga monitorimi në terren është vënë re që prurjet e lumit Drin janë rritur ndjeshëm.

Nga informacionet e marra nga Drejtoria e Bujqësisë Shkoder, raportohet ka dalë prroj i Goricës i cili buron nga Mali i Zi, iu rikujtojmë se ky perru del shpesh në rast rreshjesh shiu. Si pasojë rezulton e përmbytur rreth 100 ha në fshatin Goricë të NJA Ana e Malit.

2. Në bashkinë Fusha Arrëz, situata paraqitet si me poshte:

Akset e rrugeve nacionale jane të hapura, por të kalueshme me veshtiresi dhe me zinxhire për shkak të prezences se akullit. Kjo situate ka shkaktuar bllokimin e të gjitha rrugeve rurale, si rrugën Bardhet-Iballë, rruget e fshatrave të Njesise Administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Qafë-Mali, ku bashkia po punon për hapjen e këtyre, rrugëve, kërkojmë mbështetjen Tuaj me fadromë. Problem është fshati Aprripe Guri i cili eshte i izoluar komplet pasi e vetmia rruge komunikim ka qene me varka të cilat jane mbytur si pasojë re reshjeve të shiut dhe dëborës dhe përsërisim edhe një herë kërkesën tonë për dërgimin e një varke me lopata, në këtë fshat për të lëvizur drej qendres se Njesise Adminiatrative Fierz dhe drejt qytetit të Bajram Currit. Procesi mesimore në shkollat e Njesive Administrative Iballe, Fierze, Blerim, Qafe-Mali është nderprere pjeserisht. Për sa i perket furnizimit me energji elektrike nuk kemi probleme.

3. Në Bashkinë Vau Dejës: Vazhdojnë reshjet e shiut në të gjithë territorin e Bashkisë si rezultat dhe dëbora e rënë po shkrin, duke rritur rrezikun për përmbytje në zonat me rrisk.

•          Njësia Administrative Bashkia Vau Dejës (qëndër):

Nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Në gjithë fshatrat e Bashkisë Qëndër ka energji elektrike. Qendrat shëndetësore funksiononjë dhe shkollat normalisht. Probleme të tjera nuk ka.

•          Njësia Administrative Bushat:

Nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Ka energji elektrike në të gjithë fshatrat e kësaj Njësie. Qendrat shëndetësore dhe shkollat funksiononjë normalisht. Probleme të tjera nuk ka.

•          Njësia Administrative Hajmel:

Nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike dhe ujit të pijshëm. Qendrat shëndetësore dhe shkollat funksiononjë normalisht. Probleme të tjera nuk ka.

•          Njësia Administrative Vig Mnelë:

Në këtë Njësi ka energji elektrike. Rrugët në këtë Njësi janë të hapura dhe pa probleme. Qendra shëndetësore dhe shkolat funksionojnë normalisht. Emergjenca shëndetësore dhe probleme të tjera nuk ka.

•          Njësia Administrative Temal:

Fshati Qerret dhe qëndra e kësaj Njësie ka energji elektrike ndërsa fshatrat e tjerë janë pa energji elektrike. Rruga e Komanit për në qëndër të Njësisë e kalueshme. Vetëm Qëndra shëndetësore në qëndër të Njësisë funksionon normalisht. Deri tani nuk ka emergjenca Shëndetësore dhe probleme të tjera.

•          Njësia Administrative Shllak:

Në gjithë fshatrat e kësaj Njësie ka energji elektrike. Rruga për në qëndër të Njësisë e kalueshme për automjete të larta. Qendra shëndetësore dhe shkolla në qëndër të Njësisë funksionojnë normalisht. Emergjenca shëndetësore dhe probleme të tjera nuk ka.

4. Bashkia Pukë raporton si më poshtë :

Gjate dites se sotme territori I bashkise Puke eshte perfshire nga reshje te dendura shiu dhe temperatura deri ne 5 grade

1. Qyteti Puke:

Gjate dites se sotme vazhdon te kete reshje shiu, temperatura 5 grade, Trashesia e bores eshte ne renie si pasoje e rritjes se temperaturave, Enegjia eshte pa nderprerje, Shollat jane hapur dhe kane vijuar mesimin. Probleme shendetesore nuk jane raportuar.

2. Njesia Administrative Gjegjan

Raportohet se rruget e fshatrave qe lidhen me qendren e Njesise Administrative Gjegjan jane te zhbllokuara ka veshtiresi ne qarkullim , Shkollat jane hapur dhe vijojne mesimin . Energjia ka patur pa nderprerje . Probleme shendetesore nuk jane raportuar.

3. Njesia Administrative Qelez

Rapotohet se rruget e fshatrave jane hapura te kalueshme me veshtiresi, Shkollat jane hapur kane vijuar mesimin , energji ka pasur pa nderprerje. Probleme shendetesore nuk jane raportuar

4. Njesia Administrative Luf – Qerret

Raportohet te jene , hapur rruget e fshatrave qe lidhen me njesine Administrative Shkollat jane hapur kane vijuar mesimin , energji elektrike ka pasur pa nderprerje. Nuk raportohet problem shendetsore.

5. Njesia Administrative Rrape

Raportohet se rruget e te gjithe fshatrave jane kalueshme me veshtiresi Shkollat jane hapur, energjia elektrike nuk ka pasur nderprerje, nuk ka pasur problem shendetesore,

Rruget Nacionale jane kalueshme. Ne rrugen Vau Dejas –Puke Fushe-Arres Punojne 3 mjete Borepastruese. Ne rrugen Hadoj – Gjegjan – Reps punojne dy borepastruese.

6. Nga Autoriteti Verior, Situata e Akseve nacionale, është si më poshtë:

Rruga K/Hadroj -Q.Bene – Rreshen ”
Moti me shi Ka reshqitje guresh. Po punojet per pastrimin e tyre.. Nuk ka probleme ne qarkullimin e mjeteve. Levizja behet pa zinxhire.

Rruga Q. Mali Fierze
Mot me shi,nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve. Lëvizja bëhet pa zinxhirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?