Bashkia Skrapar, padi penale për Prefektin e Beratit Harrilla Dafa: Shpërdoroi detyrën

Bashkia e Skraparit ka bërë gati dhe do të depozitojë në organin e Prokurorisë padinë për shpërdorim detyre ndaj prefektit të qarkut Berat, Harrilla Dafa. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Bashkisë së Skraparit, të cilat kanë konfirmuar hartimin e padisë penale ndaj Prefektit të Beratit, i cili ka shkelur procedurat ligjore për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

Burimet sqaruan se shkak i kësaj padie është veprimi antiligjor i Prefektit të Beratit, i cili në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore të zhvillimit të mbledhjeve të këshillit bashkiak, ka organizuar mbledhjen e këshillit bashkiak Skrapar, pa prezencën jo vetëm të Kryetarit të Bashkisë së Skraparit, por pa prezencën edhe të përfaqësuesve të kësaj bashkie. Në fakt, burimet bën të ditura, se mbledhja e këshillit bashkiak të datës 4 janar 2019 për buxhetin e bashkisë Skrapar, është thërritur nga Prefekti i Beratit Harrilla Dafa, vetëm me prezencën e këshilltarëve të Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe vetë prefekti i Beratit Dafa, ndërkohë që ai ka insistuar për zhvillimin e mbledhjes, pavarësisht se ligji e thotë qartësisht se mbledhjen e thërret Kryetari i Bashkisw dhe prezenca e tij dhe e administratës bashkiake është e domosdoshme në diskutimet për buxhetin. Jo vetëm kaq, por në këtë mbledhje Këshilli, e cila më së shumti i ngjante mbledhjeve të organizatave të Rilindjes, janë marrë vendime tërësisht antiligjore, me karakter të theksuar të hakmarrjes politike.

Mbledhja antiligjore e datës 4 Janar, me votat e këshilltarëve socialistë ka vendosur në mënyrë të paimagjinueshme shkurtimin drastik, në nivel 50% të buxhetit të Bashkisë së Skraparit. Kjo ka bërë që për shkak të këtij votimi antiligjor, 65% e stafit të administratës së Bashkisë së Skraparit të reduktohet dhe 148 punonjës të kësaj bashkie të flaken në rrugë. Ky veprim është urdhëruar dhe nga deputeti i rilindjes Adnor Shameti. Për këtë arsye, Bashkia e Skraparit ka bërë gati padinë penale ndaj Prefektit të Beratit, Dafa për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore.Top of Form

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?