Bashkia Tiranë shtron rrugët edhe në lagjet e vjetra

Investimet  e Bashkisë së Tiranës po shtrihen në nivel kapilar duke prekur tashmë çdo rrugicë. Krahas projekteve të mëdha infrastrukturore sikurse janë Sheshi “Skënderbej”, Unaza, Bulevardi i Ri, një vëmendje i është kushtuar edhe përmirësimit të lagjeve.

 Siç mund të shihni edhe këto foto, investimi ka prekur edhe rrugicat e një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit sikurse është ajo “ Thimi Mitko” në Njësinë Nr. 8 në kryeqytet.

 Pas rehabilitimit të plotë të Pazarit të Ri, tashmë qytetarët e kësaj lagjeje po i gëzohen edhe asfaltimit dhe rehabilitimit të gjithë infrastrukturës nëntokësore duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza për shkak të mungesës së investimeve prej 27 vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, duke u bazuar pikërisht në prioritetet e vendosura nga vetë qytetarët në konsultat publike të zhvilluara me ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?