Bashkia urdhër partive: Fushata mbaroi, hiqni posterat!

Bashkia e Tiranës, përmes një urdhri të publikuar ditën e sotme, u ka paraqitur forcave politike kërkesën që ato të heqin të gjitha posterat elektoralë, tani që fushata elektorale e 21 qershorit mund të konsiderohet e mbyllur.

“Me mbylljen e fushatës elektorale, Bashkia e Tiranës u kërkon të gjitha subjekteve politike të heqin brenda 24 orëve posterat, banderolat dhe flamujt nga ambientet publike të Tiranës.

Në të kundërt, subjektet politike dhe kandidatët do të gjobiten, siç e parashikon ligji”, citohet saktësisht në këtë urdhër.

 

SHKARKO APP