Bashkim Shqipëri-Kosovë? Bushati sqaron çfarë vendimi u mor në Pejë
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka mohuar që në mbledhjen e përbashkët të qeverive në Pejë të jetë vendosur për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Në emisionin ”5 pyetjet” në Report Tv, Bushati sqaroi se dy Ministritë e Jashtme nuk janë ngarkuar me detyrën e bashkimit, por për hartimin e një platforme të përbashkët për shqiptarët, ku përfshihen edhe ata që jetojnë në shtetet e tjera.
“Ne do të marrim ekspertizë ndërkombëtare për këtë platformë”, tha Bushati. Ditmir Bushati foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara midis dy qeverive, ku parashikohet heqja e të gjitha tarifave për kompanitë dhe industritë e të dyja vendeve.
Ai theksoi se bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë është në qendër të këtij horizonti për të cilin po flitet.
KOHA JONË SONDAZH

