Bashkimi i Bardhit me Rithemelimin, Haklaj: Skenar i përgatitur
Gazment Bardhi dhe grupi i deputetëve demokratë që kishin shprehur mbështetjen ndaj tij u bashkuan zyrtarisht me Rithemelimin e Sali Berishës, duke u rikthyer në selinë e vjetër të PD-së.
Anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj shprehet se ky ka qenë një skenar i Bardhit që në fillim. Sipas tij, Bardhi është përdorur nga Berisha dhe me lëvizjen e fundit po tenton të sabotojë Partinë Demokratike.
”Nuk kam patur asnjë dyshim se ky ka qenë skenar i Bardhit. Është përdorur nga Berisha. Që kur ka shkuar aty ka shkuar për të sabotuar PD-në. Para zgjedhjeve të 14 majit, pas një ujdie që kishte bërë me Palokën për të sabotuar PD-në, këmbënguli që të mos dilnim me kandidatë por vetëm me lista të këshilltarëve. Pasi sabotoi kandidaturat, Bardhi nuk mori pjesë në fushatën e zgjedhjeve. Në asnjë rrethanë, Bardhi nuk qe në mbështetje të siglës së PD apo të kandidatëve”,-tha Haklaj në Report TV.