Bashkimi i opozitës, Shpëtim Idrizi: Nëse riciklojmë për 30 vjet të njëjtat figura…
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi flet për bashkimin e Partisë Demokratike, por edhe për ardhjen në pushtet të opozitës. I ftuar në News24, Idrizi nënvizoi se bashkimi i opozitës është një përpjekjeje pozitive, ndërsa shtoi se politika është larguar nga problemet e shqiptarëve. Ndër të tjera ai tha se nëse riciklohen për 30 vjet të njëjtët figura politike, është problem i madh në perceptim.
”Ajo që formëson bashkimin e opozitës është bashkimi i PD-së si forca më e madhe opozitare. Gjithmonë jemi bashkuar si bashkim kryetarësh. Në politikë ne duhet të bashkohemi në një reformë politike. Kush është qëllimi? Qëllimi është të vijmë në pushtet dhe për këtë duhet të japim arsyen pse duhet? Që opozita të vijë në pushtet ka nevojë për ca parime të djathta.
Nëse ne riciklojmë për 30 vjet të njëjtët figura, është problem i madh në perceptim. Më parë ne mateshim me brezat, sot jetojmë në një kohë totalisht tjetër. Kjo politika në përgjithësi, nëse duam të sjellim një Shqipëri që të paraprijë duhet ti kthehemi dijes.
Për një pensionist sot duhet të paguajnë 3 të punësuar. Që të bëhet kjo Shqipëria duhet ti kthehet industrisë së lehtë dhe ushqimore. Siç e thashë problemi i politikës shqiptare është largimi nga problemet e qytetarëve”, tha Idrizi.