Bashkitë e reja, qeveria vendos shpërndarjen e fondit tranzitor

Qeveria vendosi shpërndarjen e fondit tranzitor në vlerën 1 857 683 000 lekë, për zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, për 61 bashkitë.
 
Sipas vendimit, ky fond të përballohet nga fondi për zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, miratuar për vitin 2015.
 
Ngarkohet Ministria e Financave dhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore për zbatimin e këtij vendimi.

SHKARKO APP