Bashkitë ”harrojnë” premtimet elektorale pas zgjedhjeve. Nga 40, veç 5 premtime janë mbajtur

Bashkitë në Shqipëri ende nuk po mbajnë premtimet e dhëna para zgjedhësve. Ky është konkluzioni i qendrës ”Faktoje”, në raportin për 10 institucione të pushtetit vendor.

Nga 40 premtime elektorale të fushatës së Majit 2023, vetëm 5 janë mbajtur plotësisht dhe 11 pjesërisht. Ndërkohë, 24 premtime ose rreth 70% e premtimeve të bëra nga kryebashkiakët nuk janë mbajtur. Pjesa më e madhe ka të bëjë me investimet për infrastrukturë shkollash, rrugësh dhe ujësjellësash.

Monitorimi që bëhet për të katërtin vit me radhë, për 2023-shin tregoi se institucionet e pushtetit vendor janë tashmë më të hapura lidhur me llogaridhënien publike dhe më të kujdesshme për të siguruar transparencën.

Monitorimi i kryer nga gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile synon të nxisë llogaridhënien dhe ndarjen e informacionit për publikun.

SHKARKO APP