Bashkitë në Shqipëri kanë 6.6 miliardë lekë borxhe, ja kush kryeson

6.6 miliardë lekë janë detyrimet e vendorëve. Këto borxhe janë krijuar kryesisht si pasojë e mospagesës së investimeve të ndryshme që janë realizuar e sidomos nga largimet e padrejta nga puna.

Niveli më i lartë i detyrimeve të prapambetura vijon të shënohet në bashkinë Kavajë me rreth 908 milionë lekë apo 14% e stokut total, ndjekur nga bashkitë Tiranë me rreth 800 milionë lekë dhe Vorë me rreth 667.8 milionë lekë.

Nga të dhënat rezulton se disa bashki e kanë shlyer borxhin duke e përmirësuar situatën e detyrimeve të prapambetura.Roskoveci ka paguar më shumë detyrime në vlerën e 142 mln lekëve e ndjekur nga Vlora me 102 milion, Fieri, Korça dhe Tropoja.

Bashkitë që kanë shlyer borxhe

Roskovec 142.5 mln lekë
Vlorë 102.5 mln lekë
Fier 81.7 mln lekë
Korçë 43.3 mln lekë
Tropojë 42 mln lekë
Selenicë 40.6 mln lekë
Himarë 37.7 mln lekë

Bashkitë me nivel më të lartë borxhi

Kavajë 908 mln lekë
Tiranë 800 mln lekë
Vorë 667.8 mln lekë
Pogradec 347.3 mln lekë
Belsh 303.6 mln
Lezhë 300.8 mln lekë

SHKARKO APP