Bastexhinjtë serbë favorizojnë… Shqipërinë

 

Shumica e pikave të basteve në Serbi po favorizojnë kombëtaren shqiptare, raporton BIRN.

Sipas tyre, Shqipëria do mundë Serbinë në ndeshjen e të enjtes.

Mozzart, një nga kompanitë më të mëdha të basteve në Serbi, i jep fitores së Shqipërisë 2.65 dhe fitores së Serbisë një koeficent prej 2.90 përqind.

Disa tifozë serbë i thanë BIRN se e kanë humbur tashmë besimin tek kombëtarja e tyre.

Srecko, që luan vazhdimisht në baste, tha se lojtarët e tyre janë shumë të mirë, por luajnë keq për kombëtaren.

Edhe kompani të tjera i japin më shumë avantazh Shqipërisë në këtë përballje.

Vetëm Balkan Bet jep të njëjtët koeficentë për të dy kombëtaret.

SHKARKO APP