Bastisja e fshatrave në Shqipëri dhe zhgënjimi i azilkërkuesve

Muajt e fundit numri i shqiptarëve që ka marrë rrugën drejt vendeve evropiane më së shumti drejt Gjermanisë për azil ka qenë gjithnjë në rritje.

Edhe disa fshatra të Korçës janë prekur nga kjo ikje masive e njerëzve. Por ndryshe nga se e kishin menduar në Gjermani, azilkërkuesit janë përballur me një realitet tjetër.

Françesko Hanelli është njëri nga të rinjtë e fshatit Vashtmi që është kthyer ditët e fundit. Ai tregon vështirësitë gjatë qëndrimit në kamp.

Hanelli thotë se nuk do ta ndërmerrte me kurrë udhëtimin e vështire për të kërkuar azil në Gjermani apo në vende të tjera të BE-së. Rreth 2000 persona janë larguar nga fshatrat Vashtmi, Dridhas, Libonik, Lumalas dhe Pirg. Ndërkohë Kukësi dhe fshatrat e tij rezultojnë më të prekurit nga ky fenomen.

SHKARKO APP