”Baza më e bashkuar se grupi parlamentar”, Spaho: Do çmontojmë regjimin e Ramës

Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho u bën thirrje kolegëve të grupit parlamentar dhe të gjithë demokratëve, që të bashkohen.

”Është rruga e vetme që në mund të arrijmë në pikën që mund të çmontojmë regjimin e Edi Ramës. Iu është bërë thirrje të gjithëve të cilët kanë aksione në PD, që të vijnë dhe të bashkojmë forcat”, tha Spaho në A2 CNN. Po ashtu Spaho e quajti rikthimin në seli si një e drejtë, që më në fund shkoi aty ku duhej.

”Pavarësisht hezitimeve që pati gjatë kësaj periudhe nga opinioni dhe sistemi i drejtësisë për kuvendin e 11 dhjetorit, u deshën zgjedhjet e 6 marsit që ky kuvend të merrte formën e plotë dhe më pas krejt natyrshëm gjykata dha verdiktin se kush ka të drejtë të drejtojë PD”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?