BBC nxjerr pamjet e tmerrshme nga flakët në Turqi. Shumë vatra vijojnë të jenë aktive (VIDEO)

Prej ditësh tashmë, vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në Turqi. Autoritetet janë në luftë me flakët, ndërsa deri më tani 8 persona kanë ndërruar jetë.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli ka thënë për mediat vendase se 119 vatra, nga 125 gjithsej janë shuar, por mbeten ende aktive 7 të tjera.

Hotelet janë mbyllur në zonat turistike të Bodrumit dhe Marmaris, me pushues e banorë vendas që janë evakuuar dhe vendosur në zona më të sigurta.

“Kemi parë zjarre por kurrë kështu” thotë një turiste ndërsa po evakuohet me të tjerët.

Hetuesit ndërkohë janë duke analizuar situatën. Ata po përpiqen të kuptojnë nëse zjarri është i qëllimshëm. Për këtë fakt, një person është arrestuar, por provat janë të paqarta nëse është pikërisht ai autori i zjarrvënies.

SHKARKO APP