BBC shkruan për vrasjen e Ardian Nikulajt: Hasmëri dhe gjakmarrje

Media brtianike, ”BBC” i ka kushtuar një artikull vrasjes së Ardian Nikulajt më 19 prill në biznesin e tij në Shëngjin, nga një bandë me vrasës nga Britania e Madhe. BBC shkruan se të katër të arrestuarit janë: Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35, Harriet Bridgeman, 27 vjeç, nga Bristol dhe shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, 37 vjeç.

Ata u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster të shtunën për procedurat e ekstradimit ku u lanë në paraburgim. Po sipas gjigandit britanik, ato do paraqiten sërish në gjykatë të premten.

Nikulaj u vra në 19 prill teksa ishte duke pirë kafe në lokalin e tij “CORAL” në Shëngjin. Ekzekutori është portugezi Ruben Saravia (në kërkim) me porositës dhe organizator, Edmond Haxhia. Referuar njoftimit të policisë, vrasja erdhi për motive gjakmarrjeje, pasi Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Palaj (Lekstakaj).

SHKARKO APP