BE i dhuron pajisje policisë kufitare, Rrumbullaku në Dhërmi: Forcim i aftësive mbikëqyrëse të kufirit detar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku këtë të martë mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Dhërmi, për dhurimin e pajisjeve të cilat iu dorëzuan departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracionit nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se projekti “Mbështetja e BE-së për menaxhimin efektiv të kufijve të gjelbër dhe detar në Shqipëri”, është një nga projektet më të rëndësishme për përballimin e sfidave të reja të sigurisë kufitare, siç është emigracioni i parregullt që ka goditur kufijtë e vendeve të rajonit, kriminaliteti ndërkufitar, veçanërisht trafiqet e paligjshme.

Sipas tij, “sistemet e mbikëqyrjes së kufirit dhe trajnimi i personelit për përdorimin e tyre, kanë siguruar kapacitete operacionale për mbikëqyrjen e dy zonave më të nxehta të kufirit shtetëror me Republikën e Greqisë, dhe rezultatet kanë qenë të prekshme që në ditët e para të vënies në përdorim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njësia e lëvizshme e mirëmbajtjes së mjeteve lundruese, e pajisur me të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme, përveç aspektit ekonomik, ka mundësuar dhënien e shërbimeve për mjetet lundruese, në vendin e shërbimit, pa qenë nevoja të transportohen pranë Repartit “DELTA”. Kjo mundëson gatishmërinë operacionale të mjeteve lundruese në çdo kohë, në stacionet ku ato janë të dislokuara”, nënvizoi Rrumbullaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrumbullaku falënderoi edhe implementuesin e Projektit, ICMPD (Qendrën Ndërkombëtare të Zhvillimit të Politikave të Migracionit), që me profesionalizmi e punonjësve të saj dhe bashkëpunimin me strukturat e Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracionit, mundësuan implementimin pa pengesa dhe në kohë të këtij projekti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?